Hapësire reklamuese

Ndahet nga jeta stilisti i njohur Thierry Mugler.

Thierry Mugler, stilisti i njohur francez i modës është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ditën e djeshme. Vdekja e tij u konfirmua në faqen e tij në Instagram edhe nga marka Mugler. I lindur në Strasburg në dhjetor të vitit 1948 ai shkoi në Paris në moshën 20 vjeçare ku dhe krijoi labelin e tih “Cafe de Paris” në vitin  1973, një vit para se të themelonte Thierry Mugler. Shumë personazhe të dashur e të njohur për publikun dhe me ndikim në shoqëri janë veshur prej tij. David Bowie veshi një fustan Mugler në Saturday Night Live në vitin 1979. Veshjet e Mugler u veshën nga yje si Diana Ross, Madonna, George Michael dhe shumë të tjerë.

Lady Gaga veshi një veshje vintage Mugler në videon muzikore “Telephone” të vitit 2010 dhe në performancën e Grammys 2011, doli nga një vezë e veshur me një fustan Mugler. Këngëtaret Cardi B, Rihanna, Dua Lipa dhe Katy Perry kanë veshur gjithashtu të gjitha veshje nga arkivat e Mugler gjatë viteve të fundit. Në vitin 2009, Mugler shërbeu si drejtor artistik për turneun botëror të Beyonce “I Am…”;  ku krijoi të gjithë kostumet dhe luajti një rol të madh në krijimin e përgjithshëm të shfaqjes. Agjenti i tij zbuloi për mediat gjithashtu se këtë javë stilisti do të shpallte bashkëpunime të reja.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM