Hapësire reklamuese

Ndahet nga jeta një prej aktorëve të ‘Friends’.

Aktori James Michael Tyler, i famshëm për rolin e tij Gunther tek “Friends” ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Tyler, që prej 2018-ës luftonte me një sëmundje të rëndë si kanceri i prostatës.

”Friends nuk do të ishte njësoj pa ty. Faleminderit për të qeshurat që i solle këtij seriali dhe të gjithëve në jetën tonë. Do të na mungosh.” – shkruan Jennifer Aniston përmes një postimi në Instagram dedikuar James, që në serialin e famshëm luante menaxherin e Central Park. 

Në maj gjatë ribashkimit të Friends, aktori e kishte të pamundur të ishte fizikisht i pranishëm, por sidoqoftë u bë pjesë e kastit përmes një komunikimi në Zoom.

“Ishin 10 vitet më të bukura të jetës sime, sinqerisht. Nuk do të kisha imagjinuar ndonjëherë eksperiencë më të bukur se kjo. Eshtë kënaqësi e madhe të punosh me një grup të tillë.”- u shpreh ai.

Njerëz të njohur e të panjohur e kanë nderuar aktorin përmes rrjeteve sociale, duke e kujtuar si “shokun e shtatë” të serialit për shkak se ishte gjithmonë i pranishëm në çdo seri.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM