Hapësire reklamuese

Ndahet nga jeta një ndër themeluesit e grupit Bon Jovi.

Një nga themeluesit dhe basisti i grupit ‘Bon Jovi’, Alec John Such, ka humbur jetën, sipas një postimi nga grupi të dielën pasdite. Ai ishte 70 vjeç. I themeluar në vitin 1983, John Such qëndroi te Bon Jovi deri në vitin 1994 ku më pas u largua nga grupi për arsye personale. Ai u zëvendësua nga basisti Hugh McDonald, i cili u bë anëtar zyrtar i grupit në vitin 2016. Gjatë bashkëpunimit me Alec John Such nga viti 1983 deri në 1994, ata sollën hite si You Give Love a Bad Name, Livin’ on a Prayer, Bad Medicine dhe It’s my life. 

Bon Jovi ka publikuar 16 albume nè studio dhe tri albume live. Ata kanè shitur mè shumè se 130 milionë disqe në mbarē botën, duke i bērë ata një nga grupet më të suksesshëm e me albumet më të shitura të rock-ut amerikan dhe kanë bërë më shumë se 2700 koncerte në mbi 50 vende të botës për më shumë se 34 milionë fansa. Bon Jovi u fut nē Sallën e Famës së Muzikës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2006, dhe në Sallën e Famës të Rock and Roll-it në SHBA në 2018. Grupi mori çmimin e Meritës në American Music Awards në vitin 2004 gjithashtu dhe Jon Bon Jovi dhe Richie Sambora u bënë pjesë e Songwriters Hall of Fame në vitin 2009.

 

Miqtë e tij dhe pjesëmarrës të tjerë të grupit ishin ata të cilët e dhanë lajmin e hidhur përmes një njoftimi në rrjetet sociale ku shkruajnë :

“Të lënduar ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur Alec John Such. Ai ishte origjinal. Si një anëtar themelues i ‘Bon Jovi’, Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Për të qenë të sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit përmes tij. Ai ishte një shok fëmijërie me Tico dhe solli Richie të na shihte të performonim. Aleku ishte gjithmonë plot jetë. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën tonë dhe lot në sy. Do të na mungojë shumë”. 

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM