Së fundmi, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka lajmëruar të gjithë fansat për albumin e saj të ardhshëm të titulluar “Endless Summer Vacation”, i cili do të publikohet këtë pranverë. Në materialet e reja muzikore, mësohet se këngëtarja ka bashkëpunuar me producentë, si Kid Harpoon, Greg Kurstin, Mike WiLL Made It e Tyler Johnson. Miley ndërsa njoftoi për lancimin e këngës së re “Flowers” dha lajmin e gëzueshëm për të gjithë fansat e saj se së bashku me kengën këtë pranverë pritet te vijë edhe albumi i ri.. Këngëtarja ndau gjithashtu një postim, të cilin e përshkroi në një deklaratë për shtyp si “një letër dashurie për LA”.
“Endless Summer Vacation” do të publikohet me 10 mars. Ky është albumi i fundit që pas vitit 2020 nga ku Miley Cyrus publikoi “Plastic Hearts”, i cili pati sukses të padiskutueshëm.
Së fundmi, Cyrus u përball me një padi për të drejtën e autorit pasi postoi një foto të saj në mediat sociale, të shkrepur nga i njëjti paparac që paditi Dua Lipa-n për të njëjtën gjë muajin e kaluar. Në një ankesë të depozituar së fundmi në gjykatën federale të Los Anxhelosit, fotografi Robert Barbara pretendoi se Cyrus ripostoi një foto të saj prej vitit 2020, teksa dilte nga një ndërtesë pa asnjë lloj leje për ta bërë këtë.