Miley Cyrus sjell këngën e re gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Gjatë natës së ndërrimit të viteve ne Miami, Miley Cyrus prezantoi së bashku me Pete Davidson në një koncert të organizuar ku dhe performoi disa këngë me Brandi Carlie. 

Së bashku me Carlie ata risollën në skenë edhe një herë disa nga hitet e tyre më të pëlqyera nga publiku. Ata performuan fillimisht “The Story”, këngën e parë të Carlile të publikuar në vitin 2007, dhe më pas “The Climb”, hitin e Miley Cyrus në epokën e Hannah Montana në vitin 2009. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, Miley Cyrus solli këngen e saj më të re të titulluar “You”, ku te gjithë fansat e mirëpriten më shumë entuziazëm.

Gjithashtu gjatë performancës Miley Cyrus pësoi një incident me veshjen e saj ku pjesa e sipërme iu zgjidh dhe ajo u detyrua të largohej ne prapaskenë ku u ndërrua dhe vazhdoi sërish performancën e saj, e cila pa dyshim u bë virale në rrjetet sociale. Këngëtarja e kaloi këtë moment duke thënë se: “Të gjithë patjetër po më shikojnë tani”. Në përfundim të performancës së saj ajo falenderoi publikun duke u uruar vitin e ri 2022. 

“Të gjithë kemi mësuar se si të presim të papriturën dhe në vend që ta shohim si problem, le ta shohim si një mundësi. I uroj të gjithëve këtu në Miami dhe të gjithëve që shikojnë nga shtëpia një 2022 të lumtur dhe me shëndet. Faleminderit që e bëtë të mundur sonte. Ju ishit me të vërtetë gjithçka që më nevojitej për të bërë festën e fundit.”

 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL