Miley Cyrus do të publikojë albumin e saj të parë live më 1 prill.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Artistja e hitit “Nothing Breaks Like a Heart” ka njoftuar se albumi i saj live do të publikohet më 1 prill. Këngëtarja shkroi se “Fansat më kanë kërkuar një album live prej një kohe të gjatë dhe unë jam shumë e emocionuar t’ua jap atyre”.

Albumi i saj i përbërë prej 20 këngësh përfshin këngët e reja të papublikuara më parë, “Attention” dhe “You”, si dhe versione të drejtpërdrejta të mega-hiteve ‘Party In The U.S.A.’, ‘The Climb’, ‘Wrecking Ball’ dhe më shumë. Miley Cyrus njoftoi për herë të parë albumin gjatë koncertit të saj në Lollapalooza Brazil gjatë fundjavës.

Ky album është vazhdimi i albumit rock të Miley-t të vitit 2020, ‘Plastic Hearts’.

Ndërkohë, Miley ia kushtoi performancën e saj Lollapalooza bateristit të ndjerë të Foo Fighters, Taylor Hawkins, i cili u nda nga jeta papritur të premten (25.03.22), në moshën 50-vjeçare.

 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL