Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa njoftojnë për këngën e re që do të publikohet të premten.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa janë bashkuar për një këngë të re, e cila do të publikohet këtë të premte më 11 mars. Artistet njoftuan për këtë bashkëpunim të ri përmes nje videoje në rrjetet sociale. Postimi përfshin datën e publikimit  të këtij bashkëpunimi dhe foto nga klipi, i cili do të titullohet “Sweetest Pie.”

Muajin e kaluar, Dua Lipa nisi një turne masiv në Amerikën e Veriut, në të cilin duket se do t’i bashkohet edhe Megan Thee Stallion. Dua Lipa aktualisht po përballet me dy padi për shkeljen e të drejtave të autorit për këngën e saj të hitit “Levitating”. Ankesa e parë u bë kundër këngëtares nga grupi reggae nga Florida, Artikal Sound System. Padia e fundit u ngrit nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer, të cilët pretendojnë se Lipa ka shkelur të drejtën e autorit të këngës së tyre të disko të vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL