Këngëtarja Mary J. Blige do t’i shtojë listës së saj një tjetër çmim, atë që njihet si Icon dhe do të ndahet nga Billboard Music Awards 2022 (BBMA), evinimenti i njohur muzikor që këtë vit do të mbahet në muajin Maj. Ky do të jetë çmimi i saj i 11-të i Billboard Music, duke përfshirë albumin e vitit dhe nëntë trofe për artisten R&B/hip-hop të vitit dhe për artisten femër Hot 100.
Këngëtarja e “Just Fine” i bashkohet një liste ekskluzive prej vetëm 10 muzikantësh për të marrë çmimin. Fituesit e mëparshëm të trofeut përfshijnë Neil Diamond, Stevie Wonder, Prince, Jennifer Lopez, Celine Dion, Cher, Janet Jackson, Mariah Carey, Garth Brooks dhe Pink.
Këtë vit kryesuesi i listës së të nominuarve është The Weekend me 17 nominime i ndjekur më pas nga Doja Cat me 14 nominime.
Në një deklaratë Mary J. Blige u shpreh duke thënë se: “Karriera ime ka qenë një udhëtim kaq i jashtëzakonshëm dhe i papritur që ka përfshirë shumë kthesa në rrugë që nuk mund t’i imagjinoja kurrë si aktrimi, prodhimi, hapja e bizneseve dhe tani, madje edhe festivali im i muzikës. Përmes gjithë kësaj, unë gjithmonë në një mënyrë ose në një tjetër u ktheva te dashuria ime e parë, muzika. Të njihesh në këtë mënyrë në këtë moment, me çmimin “Icon” në Billboard Music Awards, është një nder i jashtëzakonshëm dhe jam vërtet e përulur.”
Blige është konfirmuar gjithashtu që do të jetë një nga performueset kryesorë të Billboard Music Awards 2022, përpara se ajo të pranojë çmimin prestigjioz Billboard Icon.