Madonna tregon mbështetjen e saj për Ukrainën përmes postimeve në rrjetet sociale.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Madonna ka treguar mbështetjen e saj për Ukrainën në këto ditë të vështira pas pushtimit rus duke postuar një video të hitit të saj “Sorry” në rrjetet sociale. Gjatë fundjavës, Madonna postoi një remix të hitit të saj të vitit 2006 “Sorry”, të edituar së bashku me imazhe nga lufta dhe krahasimet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe diktatorit nazist Adolf Hitler. Ajo e shoqëroi postimin me një deklaratë në mbështetje të Ukrainës, duke shkruar: “Pushtimi i Ukrainës i Pamenduar dhe i Shtyrë nga Lakmia e Rusisë DUHET të ndalet!! Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës. Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj! Zoti ju bekoftë të gjithëve! Le të mos ndihemi të pafuqishëm kur përballemi me veprime gjeopolitike të këtyre përmasave. Madonna shtoi në postimin e saj një artikull të Global Citizen rreth mënyrës se si njerëzit mund ta ndihmojnë Ukrainën në mes të krizës.

Menjëherë pas postimeve të saj në mbështetje të Ukrainës, mediat raportuan se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ndoqi Madonna-n në Instagram. Më tej, ajo sikurse dhe shumë artistë të tjerë dhe personazhe të njohur në mbarë botën nga fusha të ndryshme të artit, televizionit, politikës etj, ka vijuar me postimet dhe mbështetjen e Ukraines dhe njerëzve në nevojë që po përballen me këtë fatkeqësi.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL