Madonna kritikohet për rikrijimin e skenës së vdekjes së Marilyn Monroe në photoshoot-in e saj.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Madonna është kritikuar për rikrijimin e skenës së vdekjes së Marilyn Monroe për një foto seksion të ri. Madonna shihet duke pozuar në pozicione të ngjashme me setin e fundit fotografik të Monroe, “The Last Sitting” (1962) të realizuar nga fotografi Bert Stern gjashtë javë para se Monroe të ndërronte jetë. Në fotot për V Magazine, Madonna mban unaza të ngjashme me stilin e Marilyn dhe qëndron e shtrirë në një shtrat, pranë të cilit ndodhen disa pilula me recetë. Monroe u gjet e vdekur në shtrat në shtëpinë e saj në Los Anxhelos dhe shkaku i vdekjes së saj u tha se ishte një mbidozë droge.

Fotot shkaktuan menjëherë reagime të forta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët i quajtën të papërshtatshme dhe mosrespektuese.

Nga ana tjetër Madonna njihet për admirimin e saj ndaj Monroe. Në videoklipin e vitit 1984 për “Material Girl” ajo u ndikua nga performanca e Monroe në “Diamonds Are A Girl’s Best Friend” dhe “Gentlemen Prefer Blondes”.

Fotografi që qëndron pas fotos së kopertinës së Madonna-s shpjegoi se ata nuk po përpiqeshin të rikrijonin foto seksionin përfundimtar të Monroe “saktësisht” por donin të eksploronin “marrëdhënien midis fotografit dhe subjektit”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL