Rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë. Shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe qytete të tjera të Ukrainës.
Autoritetet ukrainase raportojnë se shumë njerëz janë vrarë tashmë, duke përfshirë: Më shumë se 40 viktima, gjashtë persona në Brovary, afër Kievit, një djalë që mbeti i vrarë kur një ndërtesë apartamentesh u granatua në Kiev, 18 persona janë kapur në një sulm me raketa në Odessa si dhe rojet kufitare. Shërbimi policor kombëtar i Ukrainës ka thënë se gjithsej 203 sulme janë kryer nga forcat ruse që nga fillimi i ditës, me luftime që po zhvillohen pothuajse në të gjithë territorin.
1.Biden jep 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Reuters raporton se presidenti Joe Biden ka udhëzuar Departamentin e Shtetit të SHBA-së që të lëshojë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, teksa ajo përpiqet të zmbrapsë pushtimin rus.
Në një memorandum për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Biden urdhëroi që 350 milionë dollarë të akordohen përmes Aktit të Ndihmës së Jashtme për mbrojtjen e Ukrainës.
2.Emra të njohur në Rusi i bashkohen protestave kundër luftës në Ukrainë; arrestohen rreth 1800 njerëz
Emra të njohur në Rusi janë tronditur nga pushtimi i Ukrainës dhe kanë dalë publikisht kundër luftës, pavarësisht nga rreziqet profesionale dhe personale që vijnë me mospajtimin për një çështje kaq të ndjeshme në Rusi.
Më shumë se 1,800 njerëz u arrestuan në mitingjet në të gjithë vendin, pasi emra të njohur nga bota e argëtimit, biznesit dhe gazetarisë rrezikuan jetën për të ngritur zërin e tyre për një çështje tronditëse si sulmi ndaj Ukrainës.
3.Reklamat e medias shtetërore ruse ndalohen nga Facebook.
Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook, po ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformën e saj kudo në botë.
4.Jo vetëm sanksione ekonomike, por edhe bota e sportit po bashkohet kundër Rusisë, pas sulmeve që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës. E para që doli kundër Rusisë ishte UEFA që i hoqi finalen e Champions League duke e spostuar në Paris.
Me të njëjtin “motivacion”, edhe Formula 1 heq nga harta çmimin e madh të Sochi. Ky vendim është konfirmuar zyrtarisht nga FIA.
5.Pas pushtimeve në Ukrainë, Rusia është përjashtuar nga Eurovision 2022. Unioni Evropian i Transmetuesve, pak më herët ka bërë me dije se asnjë këngëtari rus nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2022.
Bordi Ekzekutiv i EBU-së, mori këtë vendim pas një kërkese të bërë nga dejturesi i Eurovision Song Contest, Grupi Referues, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU.