Little Mix njofton për “pauzën” e grupit pas 10 vitesh, duke siguruar fansat se grupi “nuk do të ndahet”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Të enjten, grupi britanik i vajzave që aktualisht përbëhet nga Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards njoftuan se grupi do të pushonte pas turneut të tyre të vitit 2022, pasi siguruan fansat se “nuk po ndahen”. Little Mix është në pauzë.

“Kanë qenë 10 vite të mahnitshme, një aventurë e mrekullueshme pa ndalesë, dhe ne mendojmë se është koha e duhur për të marrë një pushim në mënyrë që të mund të rimbushim dhe të punojmë në disa projekte të tjera”, shkroi grupi.

“Duam t’ju njoftojmë të gjithëve se pas turneut Confetti në prill/maj të vitit të ardhshëm do të bëjmë një pushim nga Little Mix”. Këngëtaret e “Shout Out to My Ex” falënderuan fansat e tyre për dashurinë dhe “mbështetjen e pafund” që nga fillimi i tyre në The X Factor në 2011.

“Ne nuk po ndahemi. Little Mix janë këtu për të qëndruar. Ne kemi plane për më shumë muzikë, turne dhe performanca në të ardhmen. Kemi bërë kaq shumë kujtime të pabesueshme me ju të gjithë dhe mezi presim të bëjmë edhe më shumë.”

Njoftimi për pauzën e tyre vjen një vit pasi Jesy Nelson njoftoi se do të largohej nga grupi. Që nga largimi i saj, Little Mix publikoi albumin e tyre hit Between Us, i cili përmbante disa këngë të papublikuara më parë.  Si grup, vajzat publikuan albumet Confetti, LM5, Glory Days, Get Weird dhe Salute. Ndër hitet e tyre më të mëdha janë këngët si “Woman Like Me”, “Black Magic”, “Confetti”, “Secret Love Song” dhe “Touch”.

Që nga largimi i Nelson, Pinnock nënshkroi kontratë me një agjenci për të ndjekur muzikën solo në mars. Ajo gjithashtu do të shfaqet në filmin Boxing Day. Një burim për mediat tha gjithashtu se Thirlwall është takuar me disa agjenci për karrierën e saj solo.

Për të mos harruar Pinnock dhe Edwards sollën në jetë fëmijët e tyre të parë gjithashtu gjatë verës.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL