American Music Awards 2021 zbulon se cilët do të jenë artistët interpretues të cilët do të shkëlqejnë në skenë me performancat e tyre të jashtëzakonshme. Fillimisht është konfirmuar se prezantuesja për këtë vit do të jetë reperja e famshme Cardi B, duke shënuar një nga arritjet më të mëdha në karrierën e saj. Cardi B është shpallur pesë herë fituese e AMA-s. Ajo arriti një sukses të jashtëzakonshëm kur u bë e njohur si reperja e parë femër që fitoi dy herë me këngën e preferuar hip-hop,” WAP” në vititn 2020 dhe “Bodak Yellow” në vitin 2018. Reperja e njohur do të sjellë përsëri shkëlqimin e saj teksa do të prezantojë në teatrin Microsoft në Los Anxhelos. Ndërkohë Ariana Grande, BTS, Drake, Olivia Rodrigo, Taylor Swift dhe The Weeknd janë të gjithë të nominuar për artistin e vitit, mes edhe shumë çmimeve të tjera.
Disa prej artistëve që do te ngjiten në skenë do të jenë Diplo, Måneskin, Mickey Guyton, Tyler, The Creator, Walker Hayes dhe Zoe Wees. Hayes pritet që të performojë këngën e tij hit “Fancy Like”, ndërsa Guyton do të këndojë këngën e saj “All American”. Ndërsa grupi i mirënjohur italian ‘Måneskin’ do të bëjë debutimin e tij në shfaqjen e çmimeve në SHBA me hitin e tyre “Beggin”.
Grupi bashkohet me një listë të interpretuesve të shpallur duke përfshirë edhe BTS me Megan Thee Stallion për performancën premierë në mbarë botën për këngën “Butter”.
Është bërë e ditur se edhe Julieta Venegas dhe Tainy do t’i bashkohen artistit Bad Bunny në skenë gjatë shfaqjes së të dielës së ardhshme për një performancë të hitit të tyre “Lo Siento BB”. Gjithashtu duhen përmendur edhe artistët si Olivia Rodrigo, Carrie Underwood me Jason Aldean dhe Kane Brown.
‘AMA’ do të zhvillohet këtë të dielë, në datën 21 nëntor.