Lionel Messi merr çmimin rekord të shtatë të Topit të Artë

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Topi i Artë është një vepër arti e familjes Mellerio, e cila prej 15 brezash prodhon bizhuteri për shtresat e pasura. Që nga shekulli i 16-të, në vitin 1515, kjo familje krijoi një studio të vogël restaurimi dhe në vitin 1613 hapi kompaninë Mellerio dits Meller. Në vitin 1815, Mellerio e zhvendosi kompaninë në Paris. Kjo familje ra për herë të parë në kontakt me sportin atëherë kur organizatorët e kampionatit të tenisit në Francë e porositën të prodhonte Coupe des Mousquetaires. Dhe kështu që nga viti 1956, familja Mellerio ka bashkëpunuar me France Football, duke krijuar edhe trofeun e Topit të Artë. Topi i Artë nuk është thjesht një trofe sepse para të gjitha statistikave që përshkruajnë fituesin e tij, ai mbetet një vepër arti unike, e veçantë dhe që është punuar i gjithi me dorë.

Për këtë vit, fituesi i këtij trofeu është shpallur Lionel Messi.

Messi e mori çmimin përpara sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili gjithashtu ishte i gatshëm ta merrte atë. Lionel Messi ka marrë çmimin “Topi i Artë” për të shtatën herë duke u rendit në listen e më të mëdhenjve të futbollit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain shtoi trofet e tij të viteve 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019 pasi fitoi Kupën e Amerikës për herë të parë me vendin e tij korrikun e kaluar.

Messi, i cili u transferua nga Barcelona te skuadra franceze këtë vit pasi fitoi trofeun e tij të parë ndërkombëtar në Kupën e Amerikës, e nderoi rivalin e tij kur mori çmimin nga ish-shoku i tij i skuadrës në Barcelonë, Luis Suarez, duke thënë se edhe ai “e meritonte”.

Ai tha: “Unë do të doja të përmend Robert Lewandowski, ishte një nder i vërtetë të konkurroja me ju. Të gjithë e dinë dhe jemi dakord që ju ishit fitues vitin e kaluar. Unë mendoj se France Football duhet t’ju japë Topin tuaj të Artë 2020, ju e meritoni atë dhe duhet ta keni në shtëpi.”

Më pas ai shtoi: “Është e pabesueshme të jesh sërish këtu. Dy vjet më parë mendova se ishte hera e fundit. Fitimi i Kupës së Amerikës ishte çelësi”, tha Messi në Theatre du Chatelet të Parisit.

Kufizimet e Covid nënkuptonin se ngjarja vjetore u anulua vitin e kaluar, por argjentinasi e mori trofeun herën e fundit që u mbajt ceremonia.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL