Lil Durk ka njoftuar se ai do të publikojë albumin e tij të ardhshëm, të titulluar “7220”, në fund të këtij muaji. Reperi i Çikagos do të bëjë turne në LP në prill dhe tashmë ka publikuar tre këngë të reja: “Pissed Me Off”, “Lion Eyes” dhe “Broadway Girls” me këngëtarin Morgan Wallen.
Albumi është planifikuar të dalë më 22 shkurt, në po të njëjtën ditë me vazhdimin e albumit të Ye’s “Donda 2”.
“Albumi im publikohet në të njëjtën ditë me YE 2/22/22,” shkroi Lil Durk në Twitter të hënën në mëngjes. Lil Durk, i cili u shfaq në këngën “Jonah” të albumit Donda, tha se ai kishte përfunduar me albumin e tij në fillim të kësaj jave. Ye, ndërkohë, ka njoftuar për bashkëpunimet me Travis Scott, Pusha T dhe shumë artistë të tjerë teksa po punon për publikimin e Donda 2.