Lil Baby zyrtarisht njoftoi se albumi i tij më i ri është në fazat e fundit dhe se fansat të qëndrojnë në pritje pasi së shpejti do të publikohet muzika e re. Duke postuar në Twitter për të bërë njoftimin, reperi në një postim thjesht tha: “Albumi pothuajse u mbarua, muzika e re Otw Tho”. Fansat u përgjigjën me emocion, ku shumë prej tyre shprehën pritjen e gjatë për këtë album.
Albumi “My Turn” u publikua pothuajse dy vjet më parë dhe pati bashkëpunime shumë të sukseshme me artistë si Gunna, 42 Dugg, Future, Lil Uzi Vert, Lil Wayne, Moneybagg Yo, Young Thug dhe Rylo Rodriguez. Ky album theu shumë rekorde me të 20-at këngë dhe debutoi në numrin 1 të top listave. Në fillim të këtij muaji, Chart Data zbuloi se albumi nuk është larguar kurrë nga Billboard 200 dhe ishte ende në top 20, duke kaluar 100 javë në total në këtë renditje.