Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2022, do të zhvillohet për të 94-in vit rradhazi. Oscar 2022” do të mbahet më 27 Mars në teatrin “Dolby” në Hollywood dhe tashmë pas 3 vitesh mësohet se do të ketë një prezantues. Për momentin nuk dihet se kush do ta moderojë ceremoninë, por në vitin 2017 dhe 2018 ishte komediani Jimmy Kimmel, ndërsa Kevin Hart hodhi poshtë ofertën për të drejtuar në vitin 2019 pasi mesazhet e tij në Twitter u vlerësuan dhe u shfaqën në mediat sociale si homofobike.
Tashmë prej kohësh në media po përflitet se cili apo cila do të jetë prezantuesi që do të moderojë mbrëmjen. Spekulimet kanë qenë të shumta por ndër më kryesoret kanë qenë Pete Davidson dhe se fundmi emri i këngëtares Selena Gomez. Pete Davidson u tha se nuk nuk do të jetë prezantuesi për këtë vit për shkak të angazhimeve të tjera të tij në punë. Menjëherë pas tij u tha se mund të jetë Selena Gomez ajo e cila do të drejtojë spektaklin së bashku me aktorët e “Only Murders In The Building “, Steve Martin dhe Martin Short.
Duke folur për prezantuesit e mundshëm, presidenti i Hulu Originals dhe ABC Entertainment, Craig Erwich, tha: “Ata janë një treshe ikonike. Kanë audiencë masive. Të gjithë i duan. Ata do të ishin një ëndërr. Thënë kjo, ka shumë talente të pabesueshme që po shqyrtojmë. Ne po bëjmë biseda të vazhdueshme me Will për këtë.”
Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, akademia organizoi një mbrëmje gala në një stacion të madh treni në qendër të Los Anxhelosit me një numër të reduktuar të ftuarish.
Gjithashtu pa harruar të permendim se për herë të parë filmi artistik kosovar “Zgjoi” me regji të BLerta Bashollit është në listën çmimeve Oscar. Votimi i nominimeve fillon më 27 janar 2022 dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, ndërsa nominimet do të shpallen më 8 shkurt 2022. Ceremonia e 94-të Oscar mbahet më 27 mars në Hollywood dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 200 vende të botës.