Kush do të performojë në Grammy 2022 ?

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Për të 64-in vit rradhazi ndarja e çmimeve Grammy do të mbahet më 3 prill në Las Vegas. Më 15 mars Akademia e Registrimit shpalli listen me artistët që do të interpretojnë gjatë fillimit të shfaqjes, ku ndër to janë renditur emra mjaft të njohur dhe të dashur për publikun si BTS, Olivia Rodrigo, Lil Nas X, Jack Harlow, Billie Eillish etj. 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy fillimisht ishte menduar të mbahej më 31 janar në Crypto.com Arena në Los Angeles, por për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit (COVID-19), Akademia e Regjistrimit e shtyu shfaqjen. Më pas, çmimet Grammy 2022 u riplanifikuan për t’u mbajtur më 3 prill, duke rezultuar në zhvendosjen e shfaqjes së çmimeve në Las Vegas.

Në një njoftim për shtyp, Akademia e Regjistrimit shkroi, “Çmimet e 64-ta Vjetore GRAMMY® janë riplanifikuar dhe tani do të transmetohen drejtpërdrejt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, më 3 prill në Rrjetin televiziv CBS dhe do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt dhe sipas kërkesës në Paramount.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL