Kourtney Kardashian dhe Travis Barker martohen gjatë natës së “Grammy’s”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Pasi morën pjesë në ndarjen e çmimeve Grammy Awards 2022, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thuhet se i janë drejtuar një kishe në Los Angeles rreth orës 1:30 të mëngjesit, ku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Njerëzit që ndodheshin në ceremoninë e tyre thanë për “TMZ” se Kardashian dhe Barker nuk e lejuan stafin e kishës të bënin fotografi dhe në vend të tyre çifti kishte një fotograf personal. Çifti thuhet se kërkuan një person imitues të Elvis Presley-t gjithashtu për të drejtuar ceremoninë, e cila thuhet se nuk do të jetë e fundit që ata do të bëjnë, pasi pritet të organizohen edhe festime të tjera më të mëdha. 

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë fejuar që në tetor të vitit të kaluar me një ceremoni buzë detit në hotelin Rosewood Miramar Beach, rreth nëntë muaj pasi kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre. Tashmë mbetet të presim ceremoninë e rradhës nga çifti.

 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL