Kanye West dhe Drake do të mblidhen të enjten për koncertin “Free Larry Hoover”. Amazon sapo njoftoi planet për të transmetuar drejtpërdrejt shfaqjen e dy reperëve të enjten mbrëma më 9 dhjetor. Për ata fansa që nuk mund të jenë personalisht të pranishëm në Los Angeles Memorial Coliseum, Amazon Music dhe Prime Video ka njoftuar planet për të transmetuar drejtpërdrejt shfaqjen, kështu që ngjarja e pajtimit midis Kanye West dhe Drake tani do të shihet nga një audiencë e gjerë.
Kjo performancë synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth reformës së burgjeve dhe dënimeve. Për më tepër, do të përfitojnë grupe të ndryshme të reformës ligjore dhe avokimit të komunitetit.
“Kanye dhe Drake kanë kaluar karrierën e tyre duke shtyrë kufijtë dhe duke përcaktuar kulturën, dhe ne jemi të ngazëllyer që u japim fansave në mbarë botën një vend në rreshtin e parë për këtë koncert,” tha Tim Hinshaw, kreu i Hip-Hop dhe R&B i Amazon Music në një deklaratë. “Ne kemi bërë Amazon Music dhe Prime Video destinacione ku artistët mund t’i bëjnë realitet idetë e tyre më ambicioze ky koncert është vetëm shembulli më i fundit.”
Kanye West dhe Drake u shfaqën në Toronto muajin e kaluar ku zbuluan se kishin lënë pas të gjithë mosmarrëveshjet mes tyre. Kanye West ose siç njihet tashmë YE, postoi një foto ku lajmëronte koncertin dhe “ribashkimin” mes tij dhe Drake që e prisnin fansat nga e gjithë bota. “Unë besoj se kjo ngjarje jo vetëm që do të ndërgjegjësojë kauzën tonë, por do t’u tregojë njerëzve kudo se sa më shumë mund të arrijmë kur të lëmë mënjanë krenarinë tonë dhe të bashkohemi,” tha Ye.