Sipas listës së përvitshme të Forbes, këtë vit ka më pak miliarderë në botë dhe pasuria e tyre vlen $400 miliardë më pak krahasuar me një vit më parë. Vetëm në vitin 2021 pjesë e listës kanë qenë 493 persona ndërsa këtë vit janë renditur vetëm 236. Kjo listë përfshin 34 vende të ndryshme. Vetëm Kina arriti të ketë 62 miliarderë të rinj, pavarësisht periudhave të vështira.
Në vend të dytë renditet SHBA me 50 miliarderë të rinj, përfshi këtu 28- vjeçarin Gary Wang ($5.9 miliardë), i cili është bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë së shkëmbimit të kriptovalutave ftX me bazë në Bahamas.
Vendin e tretë e zë India me 29 miliarderë të rinj. Nga lista e publikuar rezulton se vetëm 33 nga 236 miliarderët e rinj janë graCEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, e kaloi Jeff Bezos dhe u bë njeriu më i pasur në planet. Për herë të parë, Mask është në krye të listës së miliarderëve botërorë. Që nga 11 marsi, biznesmeni kishte një pasuri rreth 219 miliardë dollarë, pasi pasuria e tij u rrit me 68 miliardë dollarë vitin e kaluar, mes një rritjeje prej 33% në çmimin e aksioneve të Tesla.
Pasuria neto e Mask është 48 miliardë dollarë më shumë se pasuria e Jeff Bezos, i cili ra në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet për shkak të një rënie prej 3% të aksioneve të gjigantit të tij të shitjes me pakicë Amazon. Për më tepër, miliarderi vlerësohet se me rritjen e donacioneve për bamirësi, ka fshirë 6 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto, e cila tani është 171 miliardë dollarë.
Bernard Arno zuri vendin e tretë në renditje, me një pasuri të vlerësuar prej 158 miliardë dollarësh. Kreu i LVMH vlerësohet se i shtoi pasurisë së tij 8 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Bill Gates është në vendin e katërt me 118 miliardë, ndërsa Warren Buffett është në vendin e pestë në listën e miliarderëve të Forbes.