Hapësire reklamuese

Kjo është lista e 20 këngëtareve femra më të dëgjuara gjatë shekullit të 21.

Alecia Beth Moore ose e njohur ndryshe në profesionin e saj si Pink, është renditur si këngëtarja femër më e dëgjuar gjatë shekullit të 21 sipas renditjesnga kompania e liçensimit të muzikës PPL në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo renditje është bërë nga të dhënat e dëgjimit të muzikës dhe të transmetimit nga stacionet e radiove si dhe nga kanalet televizive në Mbretërinë e Bashkuar.Pink u be nderkombëtarisht e njohur fillimisht me albumin e saj të titulluar :”Can’t take me home”, i cili u publikua gjatë vitit 2000.Me pas hitet e ndryshme si :” Just Give me a reason”, “try”, “what about us”, “Sober” dhe “Walk me Home” vazhduan të qëndronin në top listat e stacioneve të radiove pas publikimeve të tyre, edhe per njëkohë shumë të gjatë.

Në vendin e dytë të kësaj renditje është këngetarja Madonna me një karriere prej 4 dekadash, ku ka lancuar hite të suksesshme si :”true Blue”, “ray of Light”, dhe “music”.

Pas Madones, në vend të tretë, është renditur këngëtarja Katy Perry e cila më së shumti u njoh për albumin e saj të tretë të titulluar: “Teenage Dream”, i cili ishte një nga albumet më të njohur të vitit 2010. Nëvendin e katërt dhe të pestë të kësaj renditje janë Rihanna dhe Lady Gaga.

Pa harruar të përmendim në këtë listë është edhe renditja e këngëtareve me origjinë shqiptare.Ndonëse ajo është në një moshë të re, Albumi solo i Dua Lipes është renditur në listën e klasifikimit të 10 këngëve më të mira në disa vende të botes dhe ka fituar cmime në Britani dhe në Suedi. Hiti “new rules” është single i  saj më i  suksesshëm deri më sot duke marrë cmime në shumëvende të botës si Britani, Australi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Suedi. Në listën e 20 artisteve femra më të dëgjuara gjatë shekullit të 21, Dua Lipa është renditur në vendin e katërmbëdhjetë.

Gjithashtu një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare nuk mund të mungonte dhe padyshim ajo është Rita Ora.  Rita Ora është renditur në vendin e nëntëmbëdhjetë të kësaj liste. Ajo është e njohur për karrierën e saj në industrinë muzikore si dhe në kinematografi. Rita u be e famshme në mbarë botën pasi bashkëpunoi me Dj Fresh si vokalistja kryesore e këngës së titulluar:”Hot Right Now”. Pas këtij hiti Rita vazhdoi karrierën e saj të suksesshme në muzike duke u kthyer në një nga këngëtaret më të degjuara në të gjithë botën.

 

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM