Kim Kardashian West mbajti një monolog gjatë prezantimit të saj në Saturday Night Live, ku brenda kishte rrëfime, batuta dhe plot nota ironie.E kuruar deri në detaje ashtu si gjithmonë, Kim u shfaq edhe në “SNL” me një kostum të shndritshëm njyrë rozë ku mahniti të gjithë shikuesit. Kim e nisi prezantimin e saj duke u shprehur se dhe ajo vetë ishte e habitur që ndodhej aty, por rezultoi se prezantimi shkoi mjaft mirë dhe pati komente të shumta pozitive.
Për të gjithë njerëzit të cilët e paragjykojnë, Kim u shpreh se tashmë ka ardhur koha për t’iu treguar se përpos femrës së bukur dhe të kuruar, ajo është shumë më tepër se aq. Gjithashtu ajo foli për marrëdhënien me ish – bashkëshortin e saj Kanye West, marrëdhenie e cila është përfolur shumë kohët e fundit në media. Më tej ajo u shpreh duke thënë se :’’ Unë u martova me rreperin më të mirë të të gjitha kohërave. Njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni i talentuar që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kur unë divorcohem prej tij duhet të dini se punë i prishte vetëm diçka: personaliteti i tij. “
Më pas skeçet vijuan duke e portretizuar Kim si një gjyqtare, duke luajtur rolin e motrës së saj Kourtney Kardashian. Po ashtu, pjesë e kësaj skene ishte dhe motra e nëna e saj, Khloe Kardashian dhe Kris Jenner. Kim gjatë puntatës në SNL foli për shumë tema mbi jetën e saj, duke nisur që te mënyra si ajo u bë e famshme që prej viteve 2000 e deri më tani që është një ndër femrat më të pasura dhe më të njohura në të gjithë botën.