Kim Kardashian dhe deklarata e saj për tu bërë pjesë e Hollywood Walk if Fame.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Hollywood Walk of Fame” është një nga atraksionet turistike më të njohura në Hollywood, Kaliforni. Monumenti historik ka mbi 2700 yje përgjatë 15 blloqeve të Bulevardit të Holliwood-it, por as një prej tyre nuk i përket Kardashianëve.

Atraksioni mirëpret rreth 10 milionë vizitorë në vit, të kesh emrin tënd të gdhendur aty tingëllon si diçka që çdo person i famshëm do ta dëshironte, megjithatë jo të gjithë kualifikohen për një të tillë.

Edhe pse Kim Kardashian dhe familja e saj janë ndër yjet më të njohura të ekranit, arritjet e tyre janë falë personalitetit të tyre dhe jo për interpretimin e një personazhi. “The Hollywood Chamber of Commerce” lejon vetëm yjet me emra që u përkasin aktorëve, regjisorëve, producentëve, muzikantëve, grupeve teatrale/muzikore dhe personazheve imagjinar.

Kështu që për fat të keq Kim-it nuk i mjafton vetëm të qenit e famshme dhe miliardere për të përjetësuar emrin e saj në zonën emblematike.

 

“Një pjesë e kritereve për t’u nderuar është marrja e çmimeve si Emmy, SAG Awards, Oscars etj., në kategorinë e televizionit, performancës live në skenë, apo filmave. Ata duhet të kenë një karrierë në industrinë e aktrimit për pesë vjet ose më shumë”, tha një përfaqësues nga “The Hollywood Chamber of Commerce”.

Kim shpreson të bëhet ylli i parë i ekranit me një monument në “Walk of Fame”. “Kishte një citim ku dikush tha se yjet e ekranit nuk do të kenë kurrë një yll të vetin në “Hollywood Walk of Fame”,” tha ajo. “Jam aq konkurruese sa mendoj se do të ishte një arritje e madhe dhe një objektiv që çdokush do ta dëshironte. Do të doja të thyeja pritshmëritë.” -deklaroi Kim.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL