Bashkëpunimi i Kid Cudi dhe Kanye West në albumin e ardhshëm të Pusha T, “It’s Almost Dry”, mund të jetë i fundit që dëgjojmë nga dy artistët. Ndonëse u njoftua për bashkëpunimin e tyre shumë prej fansave të të dy artistëve shpresuan se mosmarrëveshjet e tyre morën fund por në fakt nuk ka ndodhur aspak kështu.
Pasi albumi i King Push u publikua në internet dhe u zbulua se titulli i bashkëpunimit do të ishte “Rock N Roll”, Cudder përmes një postimi në Twitter njoftoi se ai nuk ka asnjë bashkëpunim tjetër me Ye dhe fansat nuk duhet të presin asgjë të re nga dyshja pas kësaj.
“Hej! Pra unë e di që disa prej jush dëgjuan për këngën “I got” w Pusha. Unë e bëra këtë këngë një vit më parë kur kisha marrëdhënie të mira me Kanye. Unë nuk shkoj mirë më me atë njeri. Ai nuk është shoku im dhe unë e kam postruar këngën vetëm për Pushën. Kjo është kënga e fundit që do të dëgjoni në bashkëpunim me Kanye West.”
Ye dhe Cudi patën një mosmarrëveshje publike pasi vetë Kanye West deklaroi se Kid Cudi nuk do të jetë pjesë në albumin DONDA 2 për vetë faktin se është shok me Pete Davidson, partnerin aktual të ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian.