Hapësire reklamuese

Këngëtarja e njohur Celine Dion njoftoi anulimin e një pjese të turneut “Courage” në Amerikën e Veriut për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Celine Dion ka anuluar turneun e saj në Amerikën Veriore, për shkak të problemeve shëndetësore.  Me 9 mars do ta mbante turneun botëror, por koncerti është anuluar dhe biletat do të rimbursohen. Që nga viti i kaluar këngëtarja është përballur me sëmundje të muskujve ndërsa shërimi po i zgjat më shumë se sa mendonte. Celine Dion, shfaqjet e së cilës duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë, tashmë kishte anuluar koncertet e planifikuara në Las Vegas midis nëntorit 2021 dhe shkurtit 2022.

Dion kishte planifikuar të rifillonte turneun e saj në Denver më 9 mars dhe të performonte në gati 15 qytete të SHBA-së dhe Kanadasë deri më 22 prill.

Tashmë edhe këto koncerte janë anuluar për shkak të shëndetit të këngëtares, e cila vuan nga spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve “të cilat e pengojnë atë të këndojë në skenë” dhe kërkon më shumë kohë nga sa shpresonte”, thuhet në një deklaratë.

Celine Dion ka dhënë 52 koncertet e para të turneut përpara fillimit të pandemisë në Mars 2020.

Koncertet e pjesës evropiane të turneut “Courage” mbeten sipas planit. Ato pritet të nisin më 25 maj në Birmingham të Britanisë së Madhe.

Përmes një postimi në Instagram ajo u kërkoi falje fansave duke shpresuar që do të shihen në turneun e radhës.

“Do të jem shumë e lumtur kur të jem sërish e shëndetshme, pandeminë do ta kemi lënë pas dhe unë do të kthehem në skenë”, u shpreh ajo.

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM