Këngëtarja e njohur Adele ka njoftuar së fundmi shtyrjen e koncertit të saj në Las Vegas.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Përmes rrjetit të saj social Instagram, Adele ka publikuar një video ku shfaqet e përlotur dhe tregon se ekipi i saj është infektuar me Covid-19. “Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati. Gjysma e ekipit tim ka COVID dhe ka qenë e pamundur të përfundoj shfaqjen”, u shpreh ajo. Këngëtarja do të performonte në The Colosseum në Caesars Palace, i pari nga 24 koncertet që ajo do të mbante. Seria e shfaqjeve ‘Weekends With Adele’ do të fillonte sot dhe do të vazhdonte deri më 16 prill. Biletat ishin vënë në dispozicion që në dhjetor dhe varionin nga 85 në 685 dollarë për person, ku Adele parashikohej të fitonte më shumë se 500,000 £ për performancë.

Këto do të ishin performancat e saj të para live në pesë vjet, së bashku me dy performanca në Hyde Park të Londrës këtë verë, të cilat janë të vetmet shfaqje që ajo ka njoftuar për të promovuar albumin e saj të katërt, “30”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL