Kënga “Anti-Hero” e Taylor Swift ka kryesuar zyrtarisht listën e 100 të Billboard-it për tetë javë, duke e bërë atë hitin e saj më të gjatë nr. 1 deri më sot.
Arritja e Swift vjen vetëm disa ditë pasi hyri në historinë e American Music Awards duke u bërë artistja e parë që fitoi më shumë çmime gjatë shfaqjes. Këngëtarja mori gjashtë çmime nga gjashtë nominime, duke përfshirë: artisten e preferuar të popit,albumin e preferuar pop dhe artisten e preferuar femër.
“Ju e dini, në vitet e fundit, unë kam publikuar më shumë këngë. Me të vërtetë ndihem sikur kjo është për shkak të faktit që ju, fansat, dëshironi të dëgjoni muzikën që unë bëj”, tha ajo gjatë pranimit të çmimit për artistin e vitit.
“Ju më inkurajuat. Kuptova se sa më shumë muzikë që bëja, aq më e lumtur isha. Kështuqë thjesht vazhdova të krijoja, vazhdova të bëja gjëra” – u shpreh Taylor, duke falenderuar të gjithë dashamirësit e muzikës së saj për mbështetjen e vazhdueshme.