Reperi i njohur Kendrick Lamar është bërë baba për herë të dytë dhe lajmin e dha vetë me një foto nga albumi i tij i ri “Mr. Morale & The Big Steppers”. Reperi 34-vjeçar konfirmoi në kopertinën e albumit të tij të pestë se ai dhe e fejuara e tij, Whitney Alford, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.
Kendrick nuk ka njoftuar në asnjë moment se e fejuara e tij është shtatzënë dhe ata të dy janë në pritje të një fëmije dhe lajmi se janë bërë sërish prindër, ishte i papritur për të gjithë.
Në foton e publikuar në Instagram, reperi shfaqet me vajzën e tij 2-vjeçare në krahë, ndërsa e fejuara e tij, e ulur në një shtrat dhe duke ushqyer fëmijën e dytë.
Mjaft i rezervuar ashtu siç është zakonisht për jetën e tij personale, reperi ndau disa detaje me fansat pak nga jeta dhe marrëdhënia e tij në një intervistë me Billboard. Duke iu referuar Whitney-t, ai tha se: “Unë as nuk do ta quaja atë të dashurën time. Ajo është shoqja ime më e mirë”. Disa muaj më vonë, ai la të kuptohet se pse preferon t’i mbajë private marrëdhëniet e tij më të ngushta. Duke vënë në dukje se ai është një njeri besnik kur bëhet fjalë për romancën e tij afatgjatë, shtoi gjithashtu se: “Në fund të ditës, ju dëshironi që gjithmonë të keni njerëz të vërtetë rreth jush.”
Kendrick dhe Whitney janë njohur që në shkollë të mesme, ku më vonë në vitin 2015 u fejuan e vetëm katër vite më vonë, erdhi në jetë fëmija e tyre e parë. Tashmë çifti janë prindër të dy fëmijëve.