I vlerësuar gjithmonë nga artistët, fansat dhe të gjithë njerëzit të cilët e rrethojnë, për bujarinë e tij dhe personalitetin e tij, aktori Keanu Reeves ka bërë një nga donacionet më të mëdha deri më tani.
Pas këtij donacioni fshihet një histori shumë personale e aktorit, ku mësohet se motra e tij e vogël Kim u diagnostifikua në vitin 1991 me leukemi, të cilin ajo e kishte luftuar për 10 vite me rradhë. Përkushtimi ndaj motrës së tij bëri që aktori të shiste shtëpinë e tij për të qenë më afër saj dhe xhirimet e “The Matrix” u shtynë. Ai gjithashtu thuhet se shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar Kimin që të shërohej. Në atë kohë ai gjithashtu themeloi një shoqatë bamirësie për të suportuar dhe ndihmuar të gjithë fëmijët dhe njerëzit me kancer e cila vazhdon punën edhe sot.
Vetë Keanu Reeves u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht dhe fitoi 35 milionë dollarë në total për filmin e tij të parë “The matrix “, ku tashmë ka dhuruar 70% të fitimit të tij për të mundësuar kërkime të mëtejshme në lidhje me sëmundjen e leukemisë.
Keanu Reeves nisi themelimin e fondacionit të tij të kancerit duke mos e bërë të njohur per vite me rradhë në publik, derisa në një intervistë u shpreh duke thënë se :
“Unë kam një fondacion privat që funksionon për pesë ose gjashtë vjet dhe u vjen në ndihmë disa spitaleve të fëmijëve dhe kërkimeve ndaj kancerit. Nuk më pëlqen t’i bashkangjis emrin tim, thjesht e lë fondacionin të bëjë atë që bën.”
Jo vetëm personave në nevojë por Reeves vetëm pak muaj më parë u dhuroi të gjithë djemve në ekipin e tij nga një “Rolex Submariner”, secilit në shenjë falënderimi për punën e tyre të palodhur në xhirime.
Keanu Reeves është konsideruar gjithmonë si një nga personazhet më human të Hollywood.