Katy Perry është kritikuar së fundmi për hitin “Dark Horse” . Kënga u publikua në vitin 2013 nga këngëtarja në bashkëpunim me Juicy J. Në një nga rreshtat e tij, përmendet vrasësi serial Jeffrey Dahmer, krimet e të cilit po përfliten në media falë serialit të ri të Netflix “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”. Jeffrey Dahmer i mori jetën 17 personave midis 1978 dhe 1991 në zonën e Milwaukee. Ai madje pranoi se kishte ngrënë mishin e disa prej viktimave të tij duke fituar pseudonimin Përbindëshit Milwaukee. Pikërisht emri i tij është përmendur në disa nga vargjet e hitit “Dark Horse”.
Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë treguar simpati për familjet e viktimave dhe e quajtën këngën e Perry-t si mungesë respekti. Të tjerë kanë shkruar se Juicy J ishte sëmurë për shkak se i bënte fëmijët e vegjël të këndonin emrin e Dahmer-it. Emri i Jeffrey është paraqitur edhe në tekstet e Marylin Manson, Kesha ose Eminem.
“Katy Perry ka lejuar që një tekst kaq i tmerrshëm të përfshihet në një nga këngët e saj hit. Jeffrey ishte një vrases serial dhe Katy zgjodhi të romantizonte veprimet e tij kriminale dhe çnjerëzore. Ajo duhet të kërkojë falje”, shkroi një përdorues në twitter.