Katy Perry dhe Alesso kanë publikuar këngën e re “When I’m Gone”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

“When I’m Gone” është një këngë e zhanrit elektro-pop që shënon bashkëpunimin e parë midis DJ dhe yllit të popit. Kjo është kënga e dytë e publikuar këtë vit nga Perry, pas “Electric”, e cila u shfaq në maj si pjesë e kolonës zanore të Pokémon 25. Njëkohësisht kjo është edhe kënga e katërt e Alesso-s për këtë vit, pas “Chasing Stars”, një bashkëpunim me Marshmello me James Bay.

Në media u mësua se bisedimet për këtë bashkëpunim kanë nisur gati rreth një vit e gjysmë më parë. Gjithashtu gjatë intervistës Alesso duke vlerësuar këngëtaren u shpreh se: “Jam shumë i emocionuar që më në fund u publikua kënga. Kemi pritur gjatë gjithë vitit për t’ua prezantuar. Jam i nderuar të bashkëpunoj me Katy-n në një këngë kaq të mrekullueshme kërcimi dhe me ESPN-në për t’u bërë artistët e parë që bëjnë premierë videon tonë muzikore në gjysmën e parë të Kampionatit Kombëtar të Playoff-it të Kolegjit të Futbollit. Më pëlqeu të punoja me të dhe mendoj se kjo këngë dhe videoja dolën super të veçanta”.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL