Hapësire reklamuese

Karol G është artistja më e ndjekur gjatë vitit 2021 në vevo.

Karol G, The Weekend, Ariana Grande dhe shumë emra të tjerë të njohur nga industria muzikore janë shpallur ndër artistët me videot muzikore më të ndjekura gjatë vitit 2021, sipas shifrave te publikuara nga Vevo në këtë fundvit. Megjithatë këngëtarja Karol G ishte ajo e cila e kryesoi këtë klasifikim duke u renditur në vendin e parë me plot 3.11 miliardë shikime. 

Shumë pranë pas saj ishte The Weekend i cili u rendit në vendin e dytë me 3.10 miliardë shikime globale. Ky vit për The Weekend ka qenë një vit tejet i suksesshëm që pas publikimit të albumit “After Hours”, nga ku mori shumë çmime dhe u shpall gjithashtu si “artisti i vitit” nga Apple Music. 

Pas tij vendin e tretë ishte Ariana Grande ajo e cila u shpall si artistja me videot muzikore më të shikuara në rrjet global me plot 2.47 miliardë shikime. Ndërsa në vend të katërt dhe të pestë janë renditur Justin Bieber 2.47 miliardë shikime dhe J Balvin me 2.30 miliardë shikime të tjera.

Më tej është lista e plotë e të gjithë artistëve të renditur sipas Vevo.

 

  1. Karol G – 3.11 miliardë shikime
  2. The Weekend – 3.10 miliardë shikime
  3.  Ariana Grande – 2.59 miliardë shikime
  4. Justin Bieber – 2.47 miliardë shikime
  5. J. Balvin – 2.30 miliardë shikime
  6. Taylor Swift – 2.29 miliardë shikime 
  7. Billie Eilish – 2.12 miliardë shikime 
  8. Os Barōes da Pisadinha – 2.04 miliardë shikime
  9. Camilo – 2.02 miliardë shikime
  10.  Maluma 1.89 miliardë shikime  

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM