Kanye West thotë se sigurimi nuk e lejoi të hynte në shtëpinë e Kim Kardashian.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kanye West i tha Jason Lee në Hollywood Unlocked se ai nuk u lejua nga sigurimi që të hynte në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij Kim Kardashian ndërsa donte të vizitonte katër fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Burime pranë tyre thanë se Kim kurrë nuk ia ka mohuar atij aksesin me fëmijët dhe se ajo bën të pamundurën për t’u siguruar që ai të arrijë t’i shohë ata, ku gjithashtu ai u fotografua me ta fundjavën e kaluar. Burimi tha se ajo i kërkoi Kanye të telefononte paraprakisht cdo herë që do të dëshironte të vinte në shtëpi, sepse ajo “thjesht dëshiron një strukturë për të mbrojtur të drejtën e saj për privatësi në shtëpinë e saj”. West pretendon se ai dhe Kardashian nuk kanë diskutuar kurrë për kufizimet në hyrjen e tij në shtëpinë e tyre të përbashkët më parë, por atij iu tha se nuk lejohej të hynte në banesë.

Gjatë intervistës Kanye u shpreh duke treguar se: Në fillim të kësaj jave, të hënën, kur shkova të merrja fëmijët e mi nga shkolla, sigurimi më ndaloi te porta. Pra, në atë moment, siguria ishte mes meje dhe fëmijëve të mi. Por unë nuk doja të debatoja për këtë. Kështu që i çova fëmijët e mi në shkollë, dhe më pas i mora dhe unë isha duke i dhënë makinës. Pasi i kthej North tha: ‘Dëshiroj që të vish lart dhe të shohësh diçka.’ Dhe është si, ‘Oh, babi nuk mund të vijë të shohë diçka. Babi nuk mund të hyjë brenda.”. 

Kanye e lidhi këtë me lidhjen e re të Kim Kardashian me Pete Davidson duke thënë se ai viziton shtëpinë ku fëmijët e tij jetojnë dhe ai nuk mundet as të hyjë. 

Ndërkohë mësohet se Kim është zemëruar me intervistën e fundit të Kanye dhe gjithashtu burime pranë çiftit janë shprehur se Pete ende nuk është prezantuar me fëmijët e Kim-it dhe dihet se sa herë që ai e viziton atë në Los Angeles, ai qëndron në një hotel në Beverly Hills ku ajo është parë me të.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL