Reperi amerikan tha se albumi, që do të publikohet në fund të këtij muaji, nuk do të shfaqet në Apple, Amazon, Spotify dhe as YouTube. Duke ndarë një video në Instagram, e cila dukej se shfaqte muzikë duke luajtur në një Stem Player, West shkroi: “Donda 2 do të jetë në dispozicion vetëm në platformën time, Stem Player. Jo në Apple Amazon Spotify apo YouTube. Sot artistët marrin vetëm 12% të parave që fiton industria. Është koha për të çliruar muzikën nga ky sistem shtypës. Është koha për të marrë kontrollin dhe për të ndërtuar tonën. Shkoni te stemplayer.com tani për të porositur.”
Stem Player është një pajisje e vogël që lejon përdoruesit të ndajnë këngët në “steme”, sipas faqes së saj të internetit. Pajisja e vogël në formë disku mund të kontrollojë vokalin, baterinë dhe basin, si dhe të izolojë pjesët e këngës dhe të shtojë efekte. Stem Players shiten me pakicë në internet për 200 USD (147 £), sipas sajtit. Albumi i fundit i West Donda, një rekord i madh me 27 këngë, u publikua në gusht të vitit të kaluar pas vonesave të gjata që pati.
Regjistrimi i 10-të në studio mban emrin e nënës së tij të ndjerë, Donda West, dhe është një vazhdim i albumit të 2019-ës Jesus Is King. Ai përmban bashkëpunime duke përfshirë ato me Jay-Z, The Weeknd, Lil Baby, Playboi Carti, Kid Cudi dhe reperin e ndjerë Pop Smoke, si dhe materiale të tjera nga artistët Marilyn Manson dhe DaBaby.
E ëma e tij e ndjerë e quajtur Donda West ishte një profesoreshë angleze në Universitetin Shtetëror të Çikagos, e cila u nda nga jeta në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare pas komplikimeve nga kirurgjia estetike.
Vdekja e saj pati një ndikim shkatërrues tek West, i cili ashtu si dhe albumi i tij i fundit, emëroi gjithashtu një kompani me përmbajtje krijuese pas saj me po të njëjtin emër.
Njoftimi i fundit i West në mediat sociale vjen pas publikimit të pjesës së parë të një dokumentari të Netflix për jetën e tij Jeen-Yuhs: A Kanye Trilogy, i cili përmbante klipe të nënës së tij. Seriali u drejtua nga regjisori Clarence “Coodie” Simmons së bashku me Chike Ozah.