Kanye West sjell poezinë e tij të titulluar “DEAD”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Kanye West ashtu si gjithmonë përdor artin e tij për të sjell tek njerëzit se çfarë ndodh momentalisht në jetën e tij dhe për të shpjeguar ndjesitë e tij. Këtë herë West vjen me një poezi të titulluar “DEAD”, ku trajton çështjen e divorcit me Kim Kardashian dhe problemet e jetës së tij së fundmi. 

Në shkrimin e tij të postuar në llogarinë e tij të instagramit, 44-vjeçari këmbënguli se nuk do të shpjegojë domethënien e poezisë së tij sepse sipas tij “shpjegimi shkatërron misterin dhe magjinë e dashurisë së vërtetë dhe e vendos atë në një kuti që mund të numërohet”.

Në vargjet e tij të ndjera West flet dhe për kujdestarinë e femijëve të tij dhe humbjen që ndjen pas marrëdhënies se re të Kim Kardashian me Pete Davidson.

Ai gjithashtu dukej se i referohej polemikave të fundit rreth videos së tij të animuar Eazy, në të cilën vetja e tij prej balte rrëmben dhe varros të dashurin e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian, Pete Davidson. Së fundmi ai e komentoi videon duke këmbëngulur se nuk donte të thoshte asgjë me keqdashje.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL