Reperi, i cili zyrtarisht njihet si Ye now, mbajti një fjalim për ish-gruan e tij Kim Kardashian dhe katër fëmijët e tyre teksa u shfaq në misionin e Los Angeles-it për të ofruar 1000 mijë vakte në Skid Row përpara Festës së Falenderimeve këtë të mërkurë. Kanye West ka përsëritur dëshirën e tij për t’u pajtuar me Kim Kardashian në mes të divorcit të tyre të vazhdueshëm. Ai thotë se Zoti do t’i ribashkojë sërish bashkë atë dhe Kim Kardashian.
“Ajo që Zoti dëshiron është të shohë se ne mund të shpjegohemi për të gjitha në lidhje me këtë marrëdhënie. Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime. Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por sot nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni dhe jam këtu për të ndryshuar.”
Kanye West ka katër fëmijë me Kim Kardashian: North 8 vjeç, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psalm dy vjeç. Ai tha se prindërimi mbetet prioriteti i tij më i rëndësishëm në mes të kësaj periudhe të trazuar. Ai rrëfen se: “Duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur. Unë po bëj gjithçka për të qenë pranë tyre. Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të arsyeshme, në mënyrën më të qetë të mundshme, por duhet të kthehem në shtëpi.
Në këtë ngjarje, Ye tha gjithashtu se ai ka një shtëpi afër asaj të Kardashian, në mënyrë që të mund të jetë me fëmijët e tij.
Në fillim të këtij muaji, Ye u intervistua në podcastin Drink Champs, ku tha se po përpiqej të “shpëtonte” familjen e tij në mes të ndarjes së tij nga Kardashian. Ai gjithashtu u shpreh se “asnjëherë nuk kishte parë” ndonjë dokument divorci.
Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Ye në shkurt të këtij viti. Ndërkohë, Kardashian dhe 28-vjeçari Pete Davidson janë parë së bashku në LA dhe New York së fundmi. Ata u panë gjithashtu të kapur për dore në një xhiro me slitë në Knott’s Scary Farm në Kaliforni më 29 tetor, duke ndezur thashetheme për marrëdhënie.