Hapësire reklamuese

Kanye West konfirmon se do të kandidojë për president në vitin 2024.

Kanye West ka deklaruar se po planifikon një kandidim presidencial në vitin 2024. Ai zbuloi se do të bashkëpunojë me Milo Yiannopoulos në një video të postuar në Twitter për fushatën e tij. 

West dhe Yiannopoulos janë kritikuar shpesh nga publiku për komentet e tyre dhe konfliktet me personazhet e njohur kanê qenë jo të pakta në muajt e fundit.

Kohët e fundit, Kanye ka qenë një prej personave më të diskutuar, për shkak të komenteve të tij me përmbajtje urrejtjeje dhe anti-semitizmi, por edhe për humbjen e statusit të miliarderit, sepse kompanitë me të cilat bashkëpunonte, ndërprenë lidhjen me reperin, për shkak të komenteve të tij.

Yiannopoulos, i cili mbetet jashtë Twitter, ishte zhdukur kryesisht nga syri i publikut që nga viti 2017, kur bëri komente që supozohej se mbrojnë pedofilinë. Ai gjithashtu është përballur me komente negative dhe reagime të shumta nga publiku.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që reperi Kanye West zgjedh të kandidojë për president të SHBA. Reperi ka kandiduar për president edhe më parë, saktësisht në vitin 2020, por fushata e tij elektorale dështoi.
 

Hapësire reklamuese

Lajme Të tjera

Sabrina Carpenter flet hapur për ‘situatën e trishtueshme’ që frymëzoi filmin ‘Man’s Best Friend’

Brandi Carlile i rikthehet karrierës së saj solo me albumin e ri ‘Returning to Myself’

Adam Lambert bashkohet si bashkëprezantues dhe Camilo shtohet në listën e pjesëmarrësve të Festivalit Global Citizen 2025

Justin Bieber zbulon se albumi ‘Swag II’ do të dalë edhe më shpejt nga sa mendoni

Myles Smith do të jetë interpretuesi i shfaqjes gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes së sezonit të rregullt të NFL-së.

Tifozët zgjedhin këngën ‘Cautiously Optimistic’ të Baylee Lynn si muzikën e re të preferuar të kësaj jave

Hapësire reklamuese

Sound of Life.

Hapësire reklamuese

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • SOL 89.0 FM