Kanye West thuhet se po përballet me pasoja për aktivitetin e tij të fundit në internet. Reperit 44 vjeç Kanye West i është mbyllur përkohësisht llogaria e tij në Instagram dhe nuk do të jetë në gjendje të postojë, komentojë apo dërgojë mesazhe. Kanye West ka sulmuar publikisht ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian, të dashurin e saj Pete Davidson dhe Trevor Noah përmes platformës. Një zëdhënës i Metës, kompania mëmë për Instagram, tha për medisat se postimet e fundit të West shkelën politikat e platformës për gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimin, duke rezultuar në ndalimin 24-orësh përdorimi. Shembulli më i fundit i aktivitetit abuziv të West ishte një sharje racore që dyshohet se u la në faqen e Trevor Noah. Sulmi online i West ndaj komedianit vjen pasi Noah komentoi gjatë mbrëmjen e së martës për ndarjen e artistit nga Kim Kardashian dhe mënyrën sesi reperi e ka trajtuar atë mes divorcit të tyre. Zëdhënësi i Meta tha gjithashtu për TMZ u shpreh se kompania është e përgatitur të ndërmarrë hapa shtesë nëse ndodhin shkelje të mëtejshme në të ardhmen. Ndër postimet e tij më të fundit abuzive të West në rrjetet sociale përfshihet gjithashtu postimi i dy videove muzikore me këngën e tij të re “Eazy”, të cilat të dyja portretizojnë një ngjashmëri me Pete Davidson, të dashurin e Kardashian, duke u abuzuar dhe torturuar.
Pas këtyre postimeve nuk kanë munguar as reagimet nëpër komente nga vetë Kim Kardashian.