Kanye West i kërkon Kim Kardashian një rikthim të dytë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Reperi Kanye West ose siç njihet tashmë ligjërisht si Ye, dhe Drake morën pjesë të enjten në koncertin e Larry Hoover Benefit në Los Angeles, i cili u transmetua drejtpërdrejt në Amazon Music, Prime Video dhe në Amazon Music Twitch Channel. Të dy reperët ndanë skenën duke performuar së bashku pas 12 vitesh mosmarrëveshje, të cilat tashmë i kanë lënë pas. 

Ribashkimi i dy reperëve nuk ishte e vetmja ngjarje që u përfol në media. Ndonëse ata janë ndarë prej kohesh tashmë, ish bashkëshortja e Kanye West, Kim Kardashian mori pjesë në këtë koncert duke e suportuar Ye së bashku me dy prej fëmijëve të tyre North dhe Saint. Të pranishëm gjithashtu ishin edhe mamaja e Kim, Kris Jenner së bashku me partnerin e saj Corey Gamble, Kendall Jenner e shoqëruar nga Devin Booker si dhe kushuriri i tyre Mason Disick. 

Gjatë performancës së tij Kanye West ka kënduar hitin “Runaway” të publikuar në vitin 2010, ku thuhet se ia dedikoi Kim, duke shënuar një prej përpjekieve gjatë muajve të fundit që reperi vazhdon të bëjë per ta rifituar sërish atë.

Reagimi i Kim pas veprimit të reperit ishte i papritur. Një ditë pas koncertit u mësua se Kim Kardashian ka kërkuar që të heq ligjërisht mbiemrin “West” nga emri i saj, ndonëse vetëm pak javë më parë ajo deklaroi se pavarësisht divorcit do të vazhdonte të mbante mbiemrin “West” për shkak se do të dëshironte që të mbante po të njëjtin mbiemër si femijët e saj. 

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL