Kanye West flet për John Legend, Big Sean dhe ish- bashkëshorten Kim Kardashian.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Kanye West ka qenë i ftuar në podcast-in e ‘TV Revolt’, Drink Champs. Në bisedën e zhvilluar reperi i njohur shprehu edhe disa komente rreth John Legend dhe Big Sean. Kanye West ose siç tashmë njihet ndryshe si “Ye”, u tha drejtuesve të emisionit N.O.R.E. dhe DJ EFN se ai nuk krahasohet me asnjërin prej artistëve. Gjithçka filloi kur Kanye u pyet se kë do të zgjidhte mes Big Sean apo reperit Pusha T. Në atë moment ai shfrytëzoi rastin për të shprehur disa mendime jo vetëm për Big Sean, por edhe për kantautorin e njohur John Legend ku tha se:

“Unë tashmë kam vendosur që kur të vdes, në gurin tim të varrit do të shkruhet, unë e meritoj të jem këtu, pasi kam nënshkruar një kontratë me Big Sean.” Ndonëse domethënia e deklaratës së tij ishte paksa e paqartë për ndjekësit ai e sqaroi duke shtuar më tej se : “Unë po them se gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë ishte kontrata me Big Sean.” Ai i referohej marrëveshjes së reperit të Detroit me label-in e tij muzikor ‘G.O.O.D. Music’, ku së fundmi kontrata e tyre ka përfunduar. Label ky ku më parë edhe John Legend ka qenë pjesë e tij. Më tej ai shpjegoi gjithashtu se: ” Unë ndryshova familjen e këtij njeriu dhe si John Legend ashtu edhe Big Sean, kur kam kandiduar për postin, u mësuan shpejt nga demokratët për t’iu përgjigjur mikut të tyre që në fakt ua ndryshoi jetën. Unë nuk shqetësohem nga asnjëri prej tyre dhe kam nevojë për falje.”

John dhe Kanye kanë pasur një shoqëri tepër të ngushtë, ku mes tyre nuk kanë munguar as mbledhjet së bashku me bashkëshortet e tyre Chrissy Teigen dhe Kim Kardashian. Dhe përsa i takon temës së bashkëshorteve, Kanye West deklaroi se Kim është ende gruaja e tij. Producenti tha se ai nuk ishte i divorcuar nga themeluesja e ‘SKIMS’ dhe shtoi se ai nuk i ka parë ende dokumentet e divorcit. Ai vijoi të tregonte se fëmijët e tyre duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. “Unë dua që ne të jemi bashkë.”- shtoi ai.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL