Kanye West dhe Billie Eilish thuhet se do të jenë përformuesit kryesorë në Coachella 2022.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Festivali me famë botërore do të rikthehet në Empire Polo Club në Indio që prej vitit 2019 kur u zhvillua për herë të fundit e më tej u ndërpre si shkak i pandemisë. Coachella 2022 do të zhvillohet gjatë fundjavave nga data 15 deri më 17 prill dhe 22 dhe 23 prill.

Pas sugjerimeve të vitit të kaluar se Swedish House Mafia do të ishin performuesit kryesore të cilet do të mbyllnin shfaqjen tashmë është mësuar se legjenda 44-vjeçare e repit Kanye West dhe fituesja 20-vjeçare e Grammy-t, Billie Eilish do të performojnë në fund. Në tetor, një imazh i treshes së Swedish House Mafia, i përbërë nga Axwell, Sebastian Ingrosso dhe Steve Angello, u shpërnda në faqet zyrtare të mediave sociale të Coachella duke nxitur spekulime se krijuesit e hitit “Don’t you worry child” do të performojnë në festival.

Doja Cat dhe Megan Thee Stallion gjithashtu ishin konfirmuar më parë për pjesëmarrjen e tyre në festival. Ndërkohë pjesëmarrja e Travis Scott u anullua si shkak i tragjedisë së ndodhur në festivalin e tij Astroworld ku humbën jetën shumë persona dhe qindra të tjerë u lënduan.

Për të gjithë personat të cilët do të ndjekin nga afër festivalin do duhet të ndjekin rregullat e sigurisë duke paraqitur një test negativ pcr të vlefshëm për 48 orë ose pasaportën e vaksinimit. Megjithatë, me rritjen e rasteve të Omicron, nuk dihet nëse festivali do të zhvillohet në datat e publikuara dhe nëse kërkesat e hyrjes do të ndryshojnë.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL