Kanye refuzon të performojë në Coachella nëse Billie Eilish nuk i kërkon falje Travis Scott.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Menjëherë pas një titujve në lajme ku raportohej një situatë e kohëve të fundit, ku Billie Eilish ndaloi shfaqjen e saj për të ndihmuar një fans, Kanye West ka kërkuar që artistja 20-vjeçare t’i kërkojë falje Travis Scott, pasi thuhet se situata lidhet drejtpërdrejt me Travis. Gjatë një shfaqjeje në turneun botëror të Eilish “Happier Than Ever”, ajo ndaloi për pak çaste shfaqjen për një fans i cili kishte nevojë për ndihmë dhe tha: “Pres që njerëzit të jenë mirë përpara se të vazhdoj”. Menjëherë mediat filluan të raportojnë se deklarata i drejtohej Travis Scott-it, në lidhje me tragjedinë e Festivalit Astroworld të vitit të kaluar.

Kanye West hyri në Instagram, duke postuar një foto të titujve të këtyre lajmeve ku me tej shkruajti: “Eja Billie, ne të duam, kërkoji falje Trav-it dhe familjeve të personave që humbën jetën. Askush nuk priste që ajo gjë të ndodhte, Travus nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur ai ishte në skenë dhe u lëndua shumë nga ajo që ndodhi.

Ye zbuloi gjithashtu se Travis Scott do të jetë pjesëmarrës me të në Coachella, ku të dy janë performuesit kryesorë. Më tej ai shtoi në deklaratë: “Po  Travis do të jetë me mua pjesëmarrës në Coachella por fillimisht Billie duhet të kërkojë ndjesë. 

Nuk kanë munguar as reagimet e Billie Eilish ndaj këtyre fjalëve, ku ajo ka komentuar postimin e Ye’s në instagram duke theksuar se deklarata e saj nuk kishte të bënte me Travis por është keqinterpretuar nga media.

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL