Gjatë një interviste në The Ebro Show’ të Apple Music, këngëtari Justin Bieber ka rrëfyer momente të vështira të jetës së tij dhe luhatjet emocionale që ka patur pas martesës. Justin Bieber tashmë vetëm 28 vjeç, u martua me modelen 25-vjeçare Hailey Baldwin në vitin 2018. Siç shprehet ai, asokohe martesën e ka menduar si një zgjidhje të problemeve të tij. Ai shpjegoi duke thënë se: ” Është si një udhëtim. Më kujtohet kur u martova ditët e para pata një krizë emocionale, sepse mendova se martesa do t’i rregullonte të gjitha problemet e mia dhe nuk e bëri këtë”.
Në jetën e tij ai ka shpjeguar se fakti i të qënit një person i famshëm në një moshë të re ka ndikuar negativisht tek ai, duke bërë që të përdorte drogë, të luftonte me problemet e shëndetit mendor dhe të keqtrajtonte partneret që ka pasur më herët. Më tej ai shtoi se besimi dhe marrëdhënia e tij me zotin ishin ato që e ndihmuan të mos ishte aq i ashpër me veten.