Aktori Johnny Depp dhe kitaristi, Jeff Beck po akuzohen për plagjiaturë në bashkëpunimin e tyre të ri muzikor. Depp dhe Beck publikuan një album të quajtur “18” muajin e kaluar, disa javë pasi aktori fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Sipas Rolling Stone, një nga këngët e paraqet Depp duke recituar një poezi nga një vrasës i dënuar i quajtur Slim Wilson në vitin 1964.
Poezitë, të quajtura “dolli”, u regjistruan nga folkloristi Bruce Jackson ndërsa Wilson ishte i dënuar.
Sipas Jackson, aktori dhe kitaristi përdorën poezinë pa dijeninë e tij në këngën “Sad Mother—–n’ Parade” .
Të vetmet dy rreshta që mund të gjeja në të gjithë veprën që Depp dhe Beck, kontribuan janë ‘Big time motherf—-r’ dhe ‘Bust it down , tha Jackson.
“Gjithçka tjetër është nga performanca e Slim e publikuar në librin tim. Unë kurrë nuk kam hasur diçka të tillë. Unë kam botuar gjëra për 50 vjet, dhe kjo është hera e parë që dikush ka marrë dicka timen dhe ka vënë emrin e tij mbi të.” – ishte kjo akuza mbi Depp dhe Beck.