Këngëtari i njohur John Legend ka sjellë një linjë për kujdesin ndaj lëkurës të krijuar për njerëzit me ngjyrë më të errët. Krijuesi i hitit “All of Me” ka bashkëpunuar me ekipin e A-Frame Brands për të zhvilluar një markë për kujdesin e lëkurës që adreson sfidat specifike me të cilat përballen ata persona me lëkurë të pasur me melaninë. Të gjitha produktet në koleksion janë të miratuara nga dermatologët, të aksesueshëm dhe të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
“Lëkura jonë është e bukur dhe me ngjyrë, por gjithashtu ka nevojë për ushqim përmes dashurisë dhe shërimit të vazhdueshëm”, tha 43-vjeçari në një deklaratë. “Qëllimi ynë është të krijojmë produkte me cilësi të lartë por të arritshme, sepse të gjithë duhet të përjetojnë gëzimin e lëkurës së bukur dhe të shëndetshme”.
Më parë, drejtuesit e A-Frame kanë bashkëpunuar me Naomi Osaka për një markë kremi kundër diellit dhe aktualisht po punojnë së bashku me Gabrielle Union dhe Dwyane Wade për kujdesin e lëkurës për foshnjat. Ndërkohë në një bisedë me revistën Fortune, John u shpreh se ishte mjaft entuziast që po bashkëpunon me kompaninë.
“Më pëlqen që ata kanë një ekip vërtet të larmishëm dhe janë të koncentruar për ta bërë botën një vend më të mirë, të shqetësuar për krijimin e diçkaje që është e përballueshme dhe e arritshme për të gjithë llojet e njerëzve dhe dëshiron t’u ofrojë njerëzve me ngjyrë kujdesin që ne meritojmë”, shtoi ai.