Miliarderi i quajtur Clive Palmer, një biznesmen dhe politikan Australian, krijoi një kompani të quajtur Blue Star Line në prillin e vitit 2012. Që prej atij viti qëllimi i kësaj kompanie ishte të punonte për krijimin e një anijeje të ngjashme me atë të Titanikut, dhe ta quante anijen e tij Titanik 2. Pas problemeve me financat ndodhi që realizimi i anijes për lundrim, të shtyhej për më vonë. Mendohet se titaniku i ri do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë dhe kapaciteti i mbajtjes së pasagjerëve do të arrijë deri ne 2.400 pasagjerë.
Gjithashtu edhe pse do të ketë të njejtën strukturë dhe arkitekturë identike si Titaniku origjinal, Titaniku i ri do të jetë i pajisur me mjete moderne. Lundrimi pritet të nisë në fundin e vitit të ardhshëm dhe për sa i takon cmimit të biletave nuk ka ende një lajm zyrtar, por përflitet se mund të shkojë nga 350 dollarë, deri në 900 dollarë.