Në edicionin e 95-të të ndarjes së çmimeve Oscar, do të jetë Jimmy Kimmel ai i cili do të prezantojë gjatë mbrëmjes. Oscars këtë vit do të mbahen më 12 mars 2023. Gruaja e tij Molly McNearney, do të jetë producente ekzekutive e shfaqjes së çmimeve, së bashku me drejtuesit Glenn Weiss dhe Richy Kirshner.
“Të jesh i ftuar për të organizuar Oscars për herë të tretë është një nder i madh ose një kurth”, tha Kimmel në një deklaratë për mediat.
Drejtuesit e shfaqjee Weiss dhe Kirshner u shprehën të ngazëllyer që kanë kthyer moderatorin në skenë. “Ne jemi shumë të emocionuar që Jimmy do rikthehet në këtë skenë. Ne e dimë se ai do të jetë i gatshëm për çdo gjë!” – thanë ata.
Dalja e fundit e Jimmy si drejtues në 2018-ën pësoi një vlerësim të ulët për shfaqjen, me 26.5 milionë shikues. Ajo shkaktoi një grindje publike në mediat sociale midis komedianit dhe Presidentit të atëhershëm Donald Trump. Të enjten e kaluar, Kimmel foli se si Trump kishte ndikuar edhe në emisionin Jimmy Kimmel Live! duke zbuluar se ai kërcënoi se do ta linte shfaqjen në kulmin e epokës së Donald Trump, kur drejtuesit donin që ai të pushonte duke treguar shaka për presidentin e atëhershëm.