Jay-Z është bërë artisti më i nominuar për çmimet Grammy të të gjitha kohërave, pasi mori edhe tre nominime të tjera në ndarjen e çmimeve për vitin e ardhshëm 2022.
Reperi tani ka 83 nominime në gjithë karrierën e tij, me 23 fitore në përgjithësi, duke u renditur pas Quincy Jones, i cili ka 80 nominime.
Ky titullim i ri për Jay-Z erdhi pasi ai u nominua në bashkëpunimin me Kanye West në albumin e tij “DONDA” si dhe të ndjerit DMX.
Gjithashtu Paul McCartney më parë ishte i renditur në vendin e dytë së bashku me gruan e Jay-Z, Beyonce, dhe ende qëndron në vend të dytë pasi fitoi dy nominime në kategorinë ombrella rock. Ai tani ka 81 nominime vetëm një më shumë se Jones ndërsa Beyonce qëndron në vend të tretë.
Pas Jones dhe Beyonce janë Stevie Wonder dhe dirigjenti i ndjerë klasik Georg Solti, i barabartë me 74 nominime dhe kompozitorët e muzikës filmike Henry Mancini dhe John Williams, me nga 72 nominime.
Siç raporton Variety, Jay-Z mori çmimet e tij të para Grammy në vitin 1999, dy prej të cilave ishin për albumin e tij klasik “Vol. 2…Hard Knock Life” dhe një për bashkëpunimin e tij me Jermaine Dupri, “Money Ain’t AThang”.
Edhe pse Jay fitoi, ai i bojkotoi çmimet, duke shpjeguar më vonë se e bëri këtë sepse DMX nuk ishte njohur pavarësisht se kishte arritur dy albume Number One brenda një viti. Reperi është nominuar në 18 edicione nga 22 vite që ky event transmetohet që prej vitit 1999.
Ceremonia do të zhvillohet në Los Angeles më 31 janar 2022.