Javën e ardhshme pritet të publikohet albumi i ri për nder të Young Dolph.

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Pasi reperi Young Dolph u nda nga jeta, në qytetin e tij të lindjes u emërua një rrugë me emrin e reperit për nder të tij. Tashmë mësohet se do të publikohet edhe një album me një përmbledhje këngësh që priten të vijnë në datën 21 janar për të gjithë fansat e reperit. Ky album i ri i titulluar “Long Live Dolph” do të përfshijë këngë të reja nga Key Glock, Big Moochie Grape, Kenny Muney dhe shumë artistë të tjerë.

Albumi do të publikohet nga shtëpia diskografike me të cilën Young Dolph bashkëpunonte më parë. Drejtuesi i saj u shpreh në një deklaratë duke thënë për reperin se: “Miku im më i mirë, vëllai dhe partneri besnik i biznesit, Dolph duhej dhe admirohej nga njerëzit në mbarë botën. Ai udhëhoqi me shembull dhe ndikoi në kaq shumë njerëz, të afërt dhe të largët. Bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa Dolph, por e di që ai do të donte që unë të vazhdoja trashëgiminë e tij duke punuar shumë për t’i shtyrë të gjithë artistët tanë në nivel tjetër dhe për ta bërë PRE një markë ndërkombëtare. Shpresoj që fansat e tij ta pëlqejnë po aq sa unë.”

  • https://cp1.sednastream.com/proxy/radiosol/stream
  • Radio SOL